Kronika

“Kontrata”, 3 në pranga për 160 kg kanabis

Policia e Korçës ka dhënë detaje lidhur me operacionin e një dite më parë në Vithkuq, ku u sekuestruan në total 160 kg kanabis sativa.

Në sajë të operacionit të koduar “Kontrata” është arrestuar Janaq Qirici, 52 vjeç, nga Vithkuqi, dhe Aldo Kita, 26 vjeç nga Korça, i dënuar më parë për vjedhje.

Janaq Qirici i kishte lënë në përdorim me kontratë qiraje, Kitës një lokal në vendin e quajtur “Vaskat e Peshkut”, në afërsi të centralit elektrik në fshatin Vithkuq. Në pjesën e tavanit  u gjet një sasi prej 23 kg kanabis, e vendosur në 10 thasë plasmasi me ngjyrë të zezë.

Ndërkaq, si rezultat i kontrolleve të policisë është arrestuar edhe Pandeli Dine, 31 vjeç nga Vithkuqi, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i tij, A. H, 21 vjeç nga Fieri.

Në shtëpinë e Dines policia gjeti 173 kg kanabis i vendosur në 15 thasë, dy armë zjarri dhe municion luftarak.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button