Bota

Trump ul normën e tatimit për bizneset në 15 për qind

Shkalla e taksimit për bizneset amerikane do të ulet në 15 për qind, nga 35 për qind që është aktualisht, në projektreformën tatimore që do të paraqitet në Kongres, njoftoi sot sekretari i Thesarit, Steve Mnuchin.

I pyetur në lidhje me detajet e reformës tatimore që administrata e Donald Trump do të paraqesë sot, Mnuchin u përgjigj se ”nuk do të shprehem në detaje, por dëshiroj të konfirmoj se shifra 15 për qind ka qarkulluar në media ditët e fundit dhe mund të pohoj se norma e taksimit për korporatat do të jetë 15 për qind”.

Norma aktuale prej 35 për qind është më e larta në mesin e vendeve të OECD-së, por norma në realitet është shpeshherë më e ulët, për shkak të përjashtimeve të ndryshme dhe zbritjeve, përcjell Atsh.

Mnuchin theksoi sot gjatë një debati të organizuar nga botimet “The Hill” në Uashington se kjo normë e reduktuar do të poziciononte në radhët e para bizneset e vogla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button