Kronika

Veliaj folës nderi në ceremoninë e diplomimit të 3 mijë studentëve në SHBA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të rikthehet këtë fundjavë në universitetin e tij në “Grand Valley State University” në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por, tashmë jo si student, por si një nga tre folësit e nderit që do të mbajnë një fjalim përpara 3 mijë studentëve në ditën e tyre të diplomimit.

Kryebashkiaku Veliaj do të ndajë me ta eksperiencën e tij të suksesshme në Shqipëri, si dhe modelin e transformimit të Tiranës gjatë dy viteve në drejtimin e Bashkisë.

Kjo nuk është hera e parë që kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësohet si model suksesi nga universiteti “Grand Valley” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më herët, ky universitet në faqen e tij zyrtare i ka bërë një vlerësim tepër pozitiv kryebashkiakut të Tiranës.

Madje, në faqen e universitetit Grand Valley State, është publikuar edhe një përshkrim për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, duke e cilësuar atë si një histori suksesi të studentëve të dalë prej këtij universiteti.

Gjithashtu, kryetari Veliaj do te zhvillojë edhe një takim me homologen e tij, kryebashkiaken e qytetit Grand Rapids, Rosalynn Bliss.

Related Articles

Nje koment

  1. Me zotin Velia, si kryebashkiaku i Tiranes, ish student ekselent pran Stet University, ketu ne Micigan, ndihemi krenar edhe ne shqiptaro Amerikanet, qe jetojme me shum se dy degada ne Amerik.
    Nese ka dashakeqes ne PD qe donin ta injorojn shkollimin e zotit Velia, sikur skish diplom universiteti, ne u themi ketyre kritizereve te semur, ajdeni dhe vizitoni Stet University, ketu ne Micigan dhe dote shikoni se zoti Velia ben pjes ne ata te paket student ekselent , ne istorikun e keti universiteti, ku fotografia dhe emri i tij jan shkruar me germa te arta.
    Puna hroike e vecant, per nryshimin cilesor te kryeqytetit ton, na mbush me gezim te vecant, qe mezi presim Gushtin te kalojm disa dit ne rivjeren ton te mrekullushme dhe ne Tiranen e transformuar nga kryebashkiaku Velia, i cili per fatin e mir te qytetareve te kesaj bashkie, po zbukuuron jo vetem kryeqytetin, me rruge, parqe e lulishte, kende lojrash, shkolla, kopashte e cerdhe, vetem brenda Tiranes. por edhe ne rrethinat e kesaj bashkie. Punet e medha dhe ndryshimi i cdo jave per mir, na bush me gezim edhe ne emigranteve, per ta vizituar me shpesh vendlindjen, te afermit, shoket e miqt qe kemi ne vendlindje. pse jo per ta takuar dhe uruar kryebashkiakun, per cka ka ber dhe per te ber me shum ne te ardhmen. Urime dhe sukse zoti Velia, mezi te presim tju takojm keto dit ketu ne Micigan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button