Rajoni

Misteri i gruas së ish-Presidentit serb: si u bë murgeshë dhe pse zgjodhi Kosovën

Jeta private e zyrtarëve të lartë të shtetit gjithmonë na ka ngjallur kureshtje, por shumë pak herë, për të mos thënë gati-gati asnjëherë nuk kemi ditur detaje të hollësishme nga ta, por vetëm disa gjëra gjeneraliste.

Një histori tepër interesante nga ish-Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç me bashkëshorten e tij të parë, e cila tashmë është shndërruar në murgeshë. Të dy janë njohur kur ishin të rinj dhe kanë hasur mjaft vështirësi në marrëdhënien që kanë pasur, duke qenë se vetë mamaja e Borisit ishte kundër çiftit.

Veselinka Zastavnikovic ishte një grua super-inteligjence, ambicioze, e bukur, tërheqëse, luftëtare e lirisë, revolucionare… Martesa e saj me Borisin zgjati 16 vite, dhe pas divorcit Veselinka i është dedikuar jetës shpirtërore. Ajo u bë një murgeshë dhe shërben në Patriarkanën e Pejës, me vendosmëri të madhe kështu duke shmangur gazetarët nga Serbia dhe e tërë bota, të cilët asnjëherë nuk kanë arritur të marrin ndonjë deklaratë nga ajo në lidhje me jetën e saj private.

Veselinka ka lindur në Osijek, dhe në studime në Beograd e ka njoftuar Borisin i cili ishte tre vite më i ri se ajo. Ajo ishte duke studiuar gazetari, kurse Borisi psikologji. Veç bukurisë dhe inteligjencës, ajo është dalluar edhe me qëndrimet e saj radikale dhe revolucionare, kështu që menjëherë hyri në udhëheqjen e lëvizjes studentore “Universiteti i kuq”, i cili ishte kundër qeverisë, transmeton metro.

Nevenka Tadiç, nëna e Borisit e kundërshtoi ashpër lidhjen e djalit të saj me Veselinkan pasi familja e saj nuk ishin me shkollim të lartë si ajo e Tadiçit. Mirëpo çifti u martua dhe jetuan në një dhomë të vogël me qera në rrugën “Koe” në Beograd. Borisi shiste gazeta në rrugë, kurse Veselinka shiste kukulla të bëra nga duart e saj. Pas diplomimit, Boris u punësuar si profesor i psikologjisë në gjimnazin e parë në Beograd. Miqtë e tyre thonë se çifti kishin një martesë të lumtur.

Problemet në martesë dyshohet se u kanë ndodhur pas dallimeve në pikëpamjet politike dhe se pas fillimit të viteve ’90-të, Boris Tadiç dhe babai i tij themeluan Partinë Demokratike. Gjithashtu edhe presioni i nënës së tij Nevenkës ndaj gruas së tij, për të lindur një trashëgimtar ishte një problem tjetër që i shtyu çiftin të ndaheshin.

Pas ndarjes së tyre, Boris u martua me një inxhiniere ndërtimti me emrin Tanja, me të cilën ka dy vajza, Masa dhe Vanja.  Pas pesë viteve të ashtuquajtura “tundime”, në mes të tetorit të vitit 2007, Veselinka u bë një murgeshë me emrin shpirtërorë Irina.

I pyetur për vendimin e gruas së parë, Tadiç shkurtimisht u përgjigj “Ajo zgjodhi rrugën e saj dhe unë e respektoj atë. Ata që e njohin mirë e dinë se ajo me dëshirë ka shkuar në manastir dhe i është kushtuar Perëndisë”.

Në vizitën e tij në manastirin e Pejës, Tadiç nuk ishte takuar me ish-gruan e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button