Home / Rajoni / Maqedonia / BRUKSEL: Takim Hahn-Xhaferi, në fokus formimi i qeverisë së re

BRUKSEL: Takim Hahn-Xhaferi, në fokus formimi i qeverisë së re

Komisioneri evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Johanes Han në takimin e djeshem në Bruksel, me Talat Xhaferin, i cili javën e kaluar u zgjodh kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga shumica parlamentare theksoi se institucioni ligjvënës i vendit duhet të punojë pa pengesa dhe bëri thirrje që të gjithë deputetët të kenë rol konstruktiv, pa deklarata dhe aktivitete provokuese.

Komisioneri përshëndeti zgjedhjen e Xhaferit nga shumica e deputetëve dhe shprehu gadishmërinë e BE-së për të punuar me të për të avancuar axhendën e reformave të BE-së”

“Tani Parlamenti duhet të lejohet të punojë pa pengesa. Të gjithë deputetët, duke përfshirë edhe opozitën, duhet të luajnë një rol konstruktiv dhe jo obstruktiv dhe të gjithë aktorët duhet të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet provokuesee”, thuhet më tej në njoftim.

Në fund komisioneri Hahn bëri thirrje që fokusi të jetë tani në hapat e ardhshëm të procesit të formimit të qeverisë, duke respektuar shumicën parlamentare dhe duke vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe parimet demokratike.

Sipas axhendës së publikuar nga kabineti i Xhaferit, ai do të takohet edhe me përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, me presidentin e PE-së Antonio Tajani si dhe me eurodeputetët Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn

Leave a Reply

%d bloggers like this: