Kronika

Rrokadë në policinë e Tiranës, ndryshohen shefa komisariatesh

Pas ndryshimeve në poste drejtuese në rang vendi në Policinë e Shtetit, rrokada ka vijuar edhe në atë të kryeqytetit në nivel komisariatesh.
Zv. Drejtori Skënder Hita emërohet në të njëjtën detyrë, por në Lezhë.  Në vend të tij në Tiranë emërohet Arsen Sinomati, i cili më pare mbante detyrën e shefit të komisariatit nr. 2. Elton Alushi nga shef i komisariatit nr. 1 emërohet shef sektori në krimet e lehta në Policinë e Tiranës.
Shkarkohet shefi i komisariatit nr. 4 Alket Shatro dhe emërohet specialist në sektorin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme.
Në komisariatin nr. 4 emërohet Agim Hoxha ish-shefi i komisariatit Shijak.
Ndërkaq, në Shijak vendin e Hoxhës e zë Aliosha Broka. Ndërkohë shefi i repartit “Shqiponja” Vladimir Laskaj është larguar nga kjo detyre me kërkesë të tij para një muaji, dhe është emëruar specialist në drejtorinë e pergjthshme të Policisë. Shefi i komisariatit rrugor Ervin Hasrama zëvendësohet nga Erjon Ahmeti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button