Ekonomia

Rekrutimet në administratë, Rama: Ligji ju jep garanci afatgjatë

Rekrutimi në shërbimin publik ka qënë në fokus të bisedës së kryeminsitrit Edi Rama, i shoqëruar dhe nga ministrja e Inovacionit Milena Harito me një grup të sapodiplomuarish.

Rama tha se ligji jep garanci, dhe stabiliteti në administratë do të bëjë që në harkun e 10 viteve administrata të jetë komplet gjë tjetër.

“Pavarësisht që është moshë e re, eksperienca nuk është e madhe, por ajo që ka rëndësi është që ligji jep goxha garanci, kështu që tani ju nuk ju lëviz dot njeri se ka qejf. Jeni për një afat shumë të gjatë në administratë dhe ky lloj stabiliteti do të bëjë që në harkun e një 10-vjeçari administrata të jetë komplet gjë tjetër. Pjesa më pozitive për administratën është që në momentin kur e fiton vetë, dhe ke meritën tënde është komplet tjetër , dhe është kompljet tjetër në raport me punën dhe institucionin, se sa kur je aty si pasojë e një ndërhyrje. Kur vjen puna te shërbimi civil efekti mik, parti, para, është minimizuar shumë. Nuk mund të them se është eleminuar 100% se do të ishte gënjeshtër, po është minimizuar shumë. Realisht kush lufton e merr”, tha kryeministri Rama.

Znj. Harito bëri të ditur se 50 mijë vetë kanë aplikuar për tu bërë pjesë e administratës publike që nga 2014, dhe në sistem janë punësuar 2500 veta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button