Home / Sporti / Botërori i Aeronautikës ul siparin , shpall fituesit: si ekip Kina dhe si indivit Bullgaria dhe Tajlanda

Botërori i Aeronautikës ul siparin , shpall fituesit: si ekip Kina dhe si indivit Bullgaria dhe Tajlanda

Kampionati i 9-të Botëror i Aeronautikës në disiplinën e Fluturimeve të Lira me Precizion ka ulur të shtunën në mbrëmje siparin e tij në Vlorë, duke shpallur edhe fituesit në të 3 kategoritë, në atë ekipore dhe në atë individuale, si për meshkuj, ashtu edhe për femra.

Ceremonia e mbylljes, ku janë shpallur edhe fituesit e këtij Kampionati Botëror, që për herë të parë u zhvillua në qytetin e Vlorës, është sjellë, sikundër e gjithë kjo veprimtari, drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-televizionit Shqiptar. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama.

Pas përfundimit të garave, kampione e botës si ekip u shpall Kina, e cila mori kreun e podiumit të Vlorës, duke lënë pas Serbinë, që u rendit e dyta, dhe Republikën Çeke, që u rendit e 3-ta.

Sa i përket renditjes individuale, kampion i botës u shpall bullgari Cvetan Colov, i cili triumfoi në betejën me sllovenin Matjazh Sluga dhe kinezin Çen Haiping, që morën përkatësisht vendin e dytë dhe të 3-të.

Për femra, kampione e botës është shpallur Nunapat Phuçong e Tajlandës, e ndjekur nga Marketa Tomashkova e Republikës Çeke, ndërsa indonezjania Rika Uixhajanti mori vendin e 3-të.

Leave a Reply

%d bloggers like this: