Politika

Rama dhe Basha takohen sërish për të detajuar marrëveshjen

Pas takimit kokë më kokë për rreth 3 ore mbrëmjen e djeshme, ku gjithçka u finalizua me një marrëveshje politike, kryeministri Rama dhe kreu i opozitës Basha janë takuar sërish sot në mëngjes për të detajuar modalitetet dhe teknalitetet e paktit.

Takimi Rama- Basha po mbahet në Pallatin e Kongreseve dhe në 10 minutat e para ata shoqëroheshin edhe nga stafi i tyre teknik.

Takimi ka nisur rreth orës 10.05, ku Rama ishte i shoqëruar nga Ëngjëll Agaçi ndërsa lideri i opozitës nga Oerd Bylykbashi.

Pas 10 minutave me te shoqëruarit, takimi mes tyre po mbahet kokë më kokë. Marrëveshja mes dy liderëve politike u arrit në orët e para të së enjtes.

Dy liderët kanë pranuar se u dakordësuan për t’iu përmbajtur paketës “McAllister”. Mbetet vetëm të konfirmohet data e zgjedhjeve, që me shumë gjasë do të shtyhen në 16 korrik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button