Politika

Blushi ironizon Bashën: U bëre zv.kryeministër i Edit!

Kryetari i LIBRA, Ben Blushi përmes një statusi në faqen e vet zyrtare në Facebook, ka ironizuar kryeopozitarin Lulzim Basha lidhur me marrëveshjen e arritur mesnatën e djeshme me kryeministrin Edi Rama. Sipas Blushit, Luli sot duket si zëvendekryeministër i Edit.

“U nise të zëvendësoje Saliun, zëvendësove Nikon!” – ironizon Blushi kryedemokratin.

“URIM PËR MARRËVESHJEN

Është kënaqësi që PD dhe aleatët u kthyen në zgjedhje pasi ky vendim jep më shumë garanci për njohjen e zgjedhjeve. Megjithatë nëse kanë qëndruar në çadër vetëm për të shtyrë zgjedhjet atëherë kjo sakrificë nuk ja ka vlejtur. Zgjedhjet janë më të mira jo vetëm kur ka më shumë parti,por kur ka më shumë standard. Sidoqoftë një pikë e marrëveshjes duket sikur ka hyrë ne fuqi që dje: Luli sot duket si zëvendëskryeministër i Edit. Urime Luli! U nise të zëvendësoje Saliun, zëvendësove Nikon!” shkruan Blushi në FB.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button