Ekonomia

Keni dado dhe pastrues në shtëpi, ja si i paguan taksat kryefamiljari

Të kesh një dado në shtëpi, që kujdeset për fëmijët, apo edhe një punonjësve që ndihmon për mirëmbajten e punëve të përditshme, ose gatuan, është bërë tashmë e zakonshme për shumëkënd që ka një pagë të mirë dhe nuk preferon të shpenzojë kohë. Studentë, të moshuar, gra të papuna, madje edhe të huaja (së fundmi po preferohen filipinaset) punësohen për të kryer shërbime të tilla.

Por, ligjet shqiptare i trajtojnë ato njësoj si të punësuarit e tjerë dhe u duhen paguar sigurimet shoqërore e shëndetësore. Tatimet kanë sqaruar se si veprohet në këto raste.

Personat e punësuar, që punojnë me kohë të plotë apo të pjesshme pune, si punëtorë shtëpie në familjet e të tjerëve, sigurohen në mënyrë të detyrueshme për degën e pensioneve dhe për sigurimin e kujdesit shëndetësor.

Për personat që punojnë si punëtorë shtëpie, kryefamiljari (Kryefamiljari, për qëllime tatimore, konsiderohet një person i cili punëson individë si punëtorë shtëpie) duhet të deklarojë dhe të paguajë kontribut minimal mujor në shumën 3 498 lekë, nga të cilat, 2 750 lekë për sigurime shoqërore dhe 748 lekë për sigurimin e kujdesit shëndetësor.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve specifikon se, pagesa e kontributeve bëhet çdo tremujor, brenda datës 20, të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik, konkretisht sipas kalendarit:

Konsiderohen “punëtorë shtëpie” personat që punësohen nga kryefamiljari, në punë të tilla si:kujdestar për fëmijët, kuzhinier, pastrues, roje-administrator shtëpie, asistent për të moshuarit, etj, apo edhe shërbime të ndryshme të kësaj natyre.

Kryefamiljari është i detyruar që të regjistrohet pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore, në juridiksionin e së cilës ndodhet vendbanimi.

Kryefamiljari, që punëson persona si punëtorë shtëpie, paraqet për regjistrim, kërkesë me shkrim, fotokopje të Kartës së Identitetit ose të Pasaportës të kryefamiljarit, Kopje të marrëveshjes së punës së nënshkruar midis tij dhe të punësuarit, e cila përveç të tjerave duhet të përmbajë detyrimisht numrin e sigurimit shoqëror të personit të punësuar, kohën e fillimit të punës, kohëzgjatjen e saj “me ose pa afat” dhe pagën mujore bruto.

Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe të sigurimit të kujdesit shëndetësor, paguhen nga kryefamiljari, në bankat e nivelit të dytë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button