Kronika

Fier, autobusi me pasagjerë merr flakë në ecje e sipër

Një autobus me pasagjerë ka marrë flakë teksa ka qenë në ecje e Sipër. Mëngjesin e sotëm rreth orës 09.05, një autobus me targa AA 502 BE, që drejtohej nga shtetasi H.H,. duke udhëtuar me pasagjerë nga Fieri për në Përmet, në fshatin Malas, Mallakastër, ka marrë flakë në ecje e sipër.

Sapo kanë pikasur zjarrin pasagjerët kanë zbritur të gjithë nga mjeti, fatmirësisht pa pësuar lëndime.

Në vendin e ngjarjes mbërritën shërbimet zjarrfikëse dhe efektivët e policisë. Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë në ecje e sipër si pasojë e një difekti teknik.

Ndërkohë uniformat blu vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button