Home / Bota / Koreja e Veriut provokon sërish, lëshon një raketë afër Japonisë

Koreja e Veriut provokon sërish, lëshon një raketë afër Japonisë

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë të topit “Skud” pranë Wonsan-it, qytet në provincën veri-perëndimore të Gangwon. Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet e Seulit, sipas të cilave raketa ka mbuluar një distancë prej 450 km para se të përfundonte në ujërat e detit të Japonisë.

Nëse lajmi do të konfirmohet, bëhet fjalë për modelin e tretë të raketave të ndryshme të lëshuara brenda pak javësh. Shtëpia e Bardhë ka thënë që “Trump është informuar”.

Lëvizja e Phenianit tingëllon si një përgjigje ndaj samitit të G7 në Taormina në fundjavë, ku liderët e shtatë vendeve më të mëdha të botës, kanë rënë dakord që Koreja e Veriu “përfaqëson nivele të reja të kërcënimit në rritje të një natyre të rëndë ndaj paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar”, duke e ftuar të ndalojë planet e saj raketore dhe bërthamore në respekt të plotë të rezolutave të ndryshme të vendosura nga OKB.

Raketat “Scud”, të prodhimit sovjetik, përdorin karburant likuid dhe kanë një kapacitet prej 300-350 km, duke pasur për shënjestër mbulimin e territorit koreano-jugor.

Kohët e fundit Pheniani ka zhvilluar një variant, të raketave “Scud-ER”, në gjendje për të dyfishuar distancën dhe për të vënë në shënjestër edhe Japoninë, mes spekulimeve që e shohin Veriun të përkushtuar në frontin e raketave tokë-det, kundër aeroplanmbajtëseve amerikane, gjithnjë e më të shumta në numër rreth gadishullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.