Kronika

Veliaj në Austri, marrëveshje për paketat e pensionimit në Shqipëri

Viena-523x350Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë në Vienë, ku pati një takim me Presidentin e Unionit të Pensionistëve të Austrisë, Karl Blecha. Ministri Veliaj dhe Blecha biseduan për mundësitë që ofron sot Shqipëria për zhvillimin e turizmit të moshës së tretë.

Veliaj i paraqiti z. Blecha idetë e bashkëpunimit dhe mundësitë konkrete që Shqipëria ofron për zhvillimin e turizmit së moshës së tretë në vendin tonë, sidomos pas mbylljes së sezonit turistik veror, me qëllim rritjen e punësimit. Nga ana tjetër, biseda u fokusua edhe për gjetjen e mundësive të reja të bashkëpunimit dhe shkëmbime eksperiencash në fusha të ndryshme midis Austrisë dhe Shqipërisë.

Presidenti i “Business Albania”, Luan Bregasi dhe Presidenti i Unionit të Pensionistëve të Austrisë, Blecha, firmosën një Memorandum Mirëkuptimi për të shtruar bazat për një bashkëpunim të mëtejshëm mes sektorit të hotelerisë në Shqipëri dhe unionit të pensionistëve të Austrisë, i cili ka në anëtarësi 400 mijë persona.

“Për të pasur punësim të qëndrueshëm edhe pas verës, duhet të zgjasim sezonin turistik. Turizmi i moshës tretë pas sezonit veror e bën më të qëndrueshëm punësimin në hoteleri, punë sociale dhe infermieri”, u shpreh ministri Veliaj pas nënshkrimit të marrëveshjes mes “Business Albania” dhe Unionit të Pensionistëve Austriakë për paketat e pensionimit në Shqipëri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button