Home / Te ndryshme / Ky është çrregullimi që kanë shumë njerëz të famshëm

Ky është çrregullimi që kanë shumë njerëz të famshëm

Njerëzit me çrregullim personaliteti Skizoid zakonisht shkëputen nga marrëdhëniet shoqërore për periudha të gjata kohore. Ata kanë vështirësi të shprehin emocionet e tyre, kanë një dëshirë minimale për intimitet dhe shmangin marrëdhëniet e ngushta me të tjerët, me çdo kusht. Albert Einstein dhe Bill Gates janë dy individë të mirënjohur që kishin “Schizoid Personality Disorder” (SPD).

Simptomat e zakonshme

As nuk dëshiron as nuk shijon marrëdhëniet e ngushta, duke përfshirë edhe të qënit pjesë e një familjeje.

Pothuajse gjithmonë zgjedh aktivitete vetjake.

Pak, në mos aspak interes, për të pasur përvoja seksuale me një person tjetër.

Merr kënaqësi në shumë pak aktivitete.

Nuk ka miq të ngushtë ose njerëz të cilëve u beson, përtej të afërmve brenda familjes.

Duket indiferent ndaj lavdërimeve apo kritikave të të tjerëve.

Tregon ftohtësi emocionale, shkëputje.

Shkaqet

Çka e shkakton SPD është e panjohur, megjithatë faktorët gjenetikë dhe mjedisorë, veçanërisht në fëmijërinë e hershme, ndoshta mund të luajnë një rol në zhvillimin e çrregullimit.

Nëse një person ka një prind ose një të afërm të ngushtë që ka skizofreni ose një sëmundje të ngjashme mendore, mund të jetë në rrezik më të madh të zhvillimit të çrregullimit të personalitetit skizoid.

Kur një prind në mënyrë të përsëritur injoron nevojat emocionale të një fëmije që është i ndjeshëm, rrezikon të shkaktojë dëme afatgjata për zhvillimin social dhe emocional të fëmijës, gjë që mund të çojë në zhvillimin e çrregullimit të personalitetit skizoid më vonë.

Diagnoza

Nëse një person shfaq modelet e sjelljes dhe simptomat e këtij çrregullimi të personalitetit, një mjek do të bëjë vlerësimin. Ky përfshin këqyrjen e historisë së tyre mjekësore dhe ndoshta një provë fizike.

Fatkeqësisht, nga tërësia e testeve laboratorike që mund të bëhen për të diagnostikuar çdo lloj çrregullimi të personalitetit, mund të bëhen vetëm një numër testesh diagnostikuese për të eliminuar sëmundjen fizike, si shkak të simptomave.

 

Në fund të vlerësimit, nëse një mjek nuk gjen shenja të arsyeve fizike, ai ose ajo mund t’ia referojë pacientin një psikiatri ose një psikologu, i cili është i trajnuar posaçërisht për të diagnostikuar dhe trajtuar sëmundjet mendore. Të dy janë në gjendje të përdorin mjete të intervistimit dhe vlerësimit të projektuara posaçërisht që do të ndihmojnë në diagnostikimin e një çrregullimi personaliteti.

Trajtimi

Nuk është e pazakontë për ata me këtë çrregullim personaliteti që të mos kërkojnë trajtim. Mendimet e tyre dhe modelet e sjelljes zakonisht nuk shkaktojnë ndonjë lloj shqetësimi.

Sidoqoftë, kur një person kërkon ndihmë, është nëpërmjet një lloj këshillimi të quajtur psikoterapi. Trajtimi i tyre përqendrohet kryesisht në rritjen e aftësive përballuese, përmirësimin e ndërveprimeve të tyre shoqërore, vetëbesimin dhe komunikimin.

Besimi është një komponent shumë i rëndësishëm i terapisë, gjë që mund ta bëjë trajtimin jashtëzakonisht të vështirë për një terapist, thjesht sepse njerëzit me çrregullim të personalitetit skizoid e kanë shumë të vështirë të krijojnë marrëdhënie me të tjerët.

Sa për medikamente, zakonisht nuk përdoren për të trajtuar vetë sëmundjen. Medikamentet mund të përshkruhen nëse personi vuan nga diçka e tillë si depresioni.

Komplikimet e mundshme

Njerëzit me këtë çrregullim rrallë bëhen të dhunshëm me të tjerët, sepse ata preferojnë të mos bashkëveprojnë me njerëzit në përgjithësi. Por ndërlikimi kryesor i çrregullimit të personalitetit skizoid është mungesa e ndërveprimit shoqëror.

Perspektiva e pacientëve

Edhe pse kanë sjellje që mund të duken të çuditshme për të tjerët, njerëzit me çrregullim të personalitetit skizoid janë përgjithësisht në gjendje të funksionojnë normalisht në jetën e përditshme. Megjithatë, nuk ka të ngjarë që ata të formojnë marrëdhënie kuptimplote ose të kenë familje të tyre. Studimet tregojnë se disa mund të përjetojnë aftësi të kufizuara sociale, financiare dhe të punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.