Home / Kronika / Kuliçaj e Burgaj nën hetim për 21 Janarin, nuk ekzekutuan urdhërarrestet

Kuliçaj e Burgaj nën hetim për 21 Janarin, nuk ekzekutuan urdhërarrestet

hysniDy ish krerët më të lartë të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe Agron Kulicaj, janë vënë nën hetim në lidhje me ngjarjet e 21 Janarit 2011.
Dy ish-drejtuesit po hetohen për mos bindjen ndaj urdhrit të prokurorisë së Tiranës për ekzekutimin e 6 mandat-arresteve të lëshuar për arrestimin e efektivëve të Gardës së Republikës pas ngjarjeve të 21 janarit, siç shkruan sot e përditshmja Panorama.
Kulicaj në cilësinë e ish-zv/drejtorit të Përgjithshëm dhe Burgaj në cilësinë e drejtorit, zyrtarisht janë vënë nën hetim nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
Burgaj dhe Kuliçaj, i janë shënuar emrat në regjistrin e procedimeve penale, çka do të thotë se dy ish-policët e lartë janë vënë në hetim për skandalin e refuzimit të ekzekutimit të urdhrave për arrestimin e Ndrea Prendit dhe 5 gardistëve të tjerë, të dyshuar në atë kohë nga organi i akuzës se kishin qëlluar me armë mbi protestuesit e opozitës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.