Home / Politika / Europorter: Basha një “autokrat i vogël”, tentoi t’u mbyllte gojën kritikëve

Europorter: Basha një “autokrat i vogël”, tentoi t’u mbyllte gojën kritikëve

“Europorter” i ka kushtuar një shkrim Shqipërisë dhe shqetësimit që është krijuar në Bruksel dhe Uashington në lidhje me përpjekjet për bllokimin e reformës në drejtësi.

Gazetari Martin Banks thekson se reforma në drejtësi është kusht për hapjen e negociatave dhe pas bllokimit 3 mujor si rezultat i bojkotit të opozitës, tani kjo reformë është goditur në gjykatën kushtetuese duke krijuar një shqetësim ndërkombëtar.

“Europorter citon një zëdhënës të Shërbimeve të Jashtme të BE-së i cili deklaron se reforma shumë e nevojshme në sistemin e drejtësisë po sulmohet sërish. “U bëjmë thirrje të gjitha partive të përfundojnë krijimin e institucioneve të vetingut. Sulmi ndaj reformës, në vend të zbatimit të vetingut me monitorimin e ngushtë të ONM, dëmton të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë”, deklaroi ai.

Por shkrimi në “Europorter” ka prekur edhe zhvillimet brenda partisë më të madhe të opozitës, Partisë Demokratike pas hartimit të listave të kandidatëve për deputet.

Gazetari Banks ka zhvilluar një intervistë me një figurë të rëndësishme brenda PD, aktualisht deputet, i cili e cilëson kryetarin Basha një “autokrat të vogël”.

Deputeti i cili ka preferuar të mbetet anonim nga frika e ndëshkimeve të tjera, thekson se në rast se PD, ashtu siç pritet humbet zgjedhjet e 25 qershorit, Basha duhet të përballet me pasojat dhe të japë dorëheqjen.

Deputeti akuzon Bashën se u përpoq tu mbyllte gojën kritikëve.

Në shkrimin e “Europorter” theksohet se ata që mbështetën reformën në drejtësi përballë Bashës, paguan çmimin.

Në Bruksel, një prej europarlamentarëve të përfshirë në përpjekjet për negociata para fushatës elektorale deklaroi “asgjë nuk duket të ketë marrë zgjidhje në Shqipëri ku një prej partive kryesore politike duket se po zhytet në krizë dhe dominohet nga një lidership autoritar.”

Gazetar Martin Banks citon deputetin demokrat se janë të paktën 10 figura të rëndësishme në PD të cilët kanë folur kundër lidershipit të partisë dhe që për shkak të kësaj janë lënë jashtë listës së kandidatëve për deputet.

“Europorter” thekson se jashtë listës janë lënë, një ish-ministër Integrimi, Një ish-kryetare e Parlamentit, një ish-kryetar i PD si dhe një ish-ministër i Financave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.