Home / Kronika / E zhdukur prej 7 ditësh, gjendet pranë një rezervuari 36-vjeçarja

E zhdukur prej 7 ditësh, gjendet pranë një rezervuari 36-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arritur të gjejë një 36-vjeçare e cila rezultonte e zhdukur prej 7 ditësh.

Shtetasja F.(N).K, banuese në njësinë Administrative Maqellarë u gjet dje në një kodër pranë rezervuarit të fshatit Grezhdan. Për gjetjen e saj u angazhuan shërbimet e Policisë Vendore edhe Polumbarët e Renea-s.

Shtetasja F.K, është dërguar në Spitalin Rajonal Peshkopi, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.