Rajoni

Qeveria në panik nga greva e paralajmëruar në arsim

qeveria-n-euml-panik-nga-greva-e-paralajm-euml-ruar-n-euml-arsim_hdGreva e punonjësve të arsimit në Maqedoni e caktuar më 29 shtator ka shtuar shqetësimet e Qeverisë. Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) ka paralajmëruar se do të mbajë grevën e paralajmëruar më 29 shtator, ndërsa ajo do të zgjas deri sa nuk pranohen kërkesat e sindikatës për punonjësit e sferës së arsimit.

Kryetari i kësaj sindikate, Jakim Nedelkov ka theksuar se greva përkrahet nga rreth 90 për qind e organizatave sindikale në mbarë vendin. “Prej 488 organizatave sindikale që janë shprehur se a e përkrahin nismën për grevë të përgjithshme, pozitivisht janë përgjigjur 425 organizata sindikale, ose 87% prej të numrit të përgjithshëm”, theksoi Nedelkov.

Kryeministri Nikola Gruevski theksoi se vendimi për grevë nga sindikata ka si qëllim që udhëheqësia e saj të mbajë pozicionet udhëheqëse para zgjedhjeve të brendshme. Por ai ka shprehur edhe shqetësim se si kjo sindikatë vazhdimisht i jepte përkrahje projekteve qeveritare, ndërsa tani para një muaji paralajmërojnë grevë. “ Ne kemi analizuar se përse po ndodhë ndryshimi i pozicioneve të tyre dhe kuptuam se tek ta do të pasojnë zgjedhjet e brendshme në sindikatë. Tani të gjithë janë të vendosur në funksion të rizgjedhjes së kryesisë së re. Ata edhe pse e dinë se deri ku mund të shkojë dhe bëj Qeveria, tani duhet të tregojnë fuqi dhe betejë. Ky është motivi kryesor për grevë”, theksoi Gruevski, duke paralajmëruar sërish rritjen e rrogave.

SASHK ka bërë të ditur se ka presione të mëdha nga pushteti qendror dhe nga pushtetet lokale për të dështuar greva dhe për mos mbajtjen e saj. Ndërkohë, presionet janë shtuar pas miratimit të ligjit për arsim fillor dhe të mesëm, ku të gjithë mësimdhënësit që do të hyjnë në grevë do të zëvendësohen me mësimdhënës tjerë të përkohshëm deri në mbylljen e grevës.

Ministria e Arsimit ka theksuar se ky ligj nuk nënkupton presion dhe kërcënim ndaj punonjësve të arsimit, ndërsa nga ana tjetër ka pasur reagime të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare kundër këtij ligji.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button