Kronika

Apeli lë në burg Golemin

elivar-golemiGjykata e Apelit vendos te lere ne fuqi vendimin e Shkalles se pare duke lene ne arest me burg inspektoren e Pergjithshme te BSH-se, Elivar Golemi. Apeli rrezon Prokurorine per Ilir Dedja, e le ne “arrest shtepie”. Pritet seanca ndaj ish-guvernatorit Ardian Fullani, kryesuar nga gjyqtari Alaudin Malaj, ku pritet te mesohet nese Fullani do te lihet i lire apo do te qendroje ne arerst me burg.

Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, inspektorja e përgjithshme e këtij institucioni, Elivar Golemi dhe 4 inventarizues të parave në thesarin e shtetit në Linzë, dalin sot para Gjykatës së Apelit të kryesuar nga Alaudin Malaj, për të kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë të “arrestit me burg”.

Fullani ka mberritur në Gjykaten e Apelit rreth ores 12:00. Ai eshte sjelle nga qelia e paraburgimit ne burgun 302 me furgonin e policise, dhe ka dale prej tij i prangosur duke u shoqeruar nga efektivet drejt ambjenteve te gjykates ku do te zhvillohet seanca ndaj tij. Apeli pritet te caktoje nese ish-Guvernatori do te qendroje ne burg apo do te lere qeline e paraburgimit 302. Sakaq, rreth orës 10:45 në ambientet e Apelit është paraqitur kryeinspektorja Golemi dhe inventarizuesi Ilir Dedja, të vënë nën hetim për shpërdorim detyre në lidhje me vjedhjen e 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit.

Seancat e shqyrtimit të kërkesës së tyre për të ndryshuar masën e sigurisë së “arrestit me burg” zhvillohen me dyer të mbyllura dhe të veçanta për secilin nga të pandehurit.

Gjykata e Apelit  vlerësoi fillimisht kërkesën e Ilir Dedjes, ku u vendos te mbaje ne fuqi vendimin e Shkalles se Pare te mases se sigurise “arrest shtepie” dhe te rrezoje kerkesen e Prokurorise per te vendosur ndaj tij “arrest me burg”. Më pas ka nisur seanca ndaj inspektores Golemi, ndërsa seanca ndaj Fullani do të zhvillohet e katërta. Avokati i Fullanit, Maks Haxhia e ka vlerësuar të paligjshëm arrestimin e klientit të tij, duke apeluar vendimin e Shkallës së Parë të arrestit me burg, dhënë në mungesë ndaj ish-guvernatorit.

​Pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, ish-guvernatori Fullani ndodhet në qelitë e paraburgimit 302 për akuzën e “shpërdorimit të detyrës.

Golemi flet për herë të parë: Auditet i dorëzoja. Arrestimi im i paligjshëm
Ora 12: 50 Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi ka folur për herë të parë në lidhje me akuzën e shpërdorimit të detyrës që rëndon ndaj saj sa i përket moskryerjes së auditeve në këtë institucion. Nga banka e të akuzuarit, ku kërkon që Gjykata e Apelit t’i japë lirinë dhe të rrëzojë vendimin e Shkallës së Parë që dha në mungesë masën e sigurisë “arrest me burg”, Golemi e ka quajtur të jashtëligjshëm arrestimin e saj.

Golemi është shprehur para trupës gjyqësore se i ka dhënë prokurorisë dosjet e auditimit. “Ku mund të ndërhyj unë tek provat? Nuk ka rregullore që filan kohë apo periodicitet për të ushtruar audit. Unë me ligj kam detyrim të raportoj çdo tre muaj para Këshillit Mbikëqyrës dhe e kam bërë këtë gjë”, -tha Golemi.

“Shpreh kundërshtinë time për akuzat dhe arretumin tim. Cdo gjë është bërë në mungesën time”, vijoi Golemi.

Ajo është shprehur se anëtarja e këshillit Mbikëqyrës të bankës së Shqiëprisë , Ermelinda Meksi në korrik e ka kërkuar ta takojë, sipas saj, pa praninë e administratorit

golemi
(Ne foto: Elivar Golemi ne sallen e seancave ne Gjykaten e Apelit)

Gjykata “rrëzon” Prokurorinë për Ilir Dedjen, e lë në “arrest shtëpie”
Ora 12:25 Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë ndaj anëtarit të komisionit të Inventarizimit të parave në thesarin e shtetit në Linzë, Ilir Dedja. Shkalla e parë kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe ishte Prokuroria që kërkoi masë më të fortë ndaj tij, atë të “arrestit me burg”. Por kërkesa e organit të akuzës është rrëzuar dhe trupa gjykuese vendosi të lë të njëjtën masë ndaj Dedjes.

6 të pandehurit që rivlerësohen në Apel
1. Ilir Dedja: Gjykata ka vendosur “arrest shtepie”, Prokurori Nezik Gjoka kerkon “arrest me burg”. Avokati Vladimir Mece kerkon lriine
2. Elivar Golemi: Gjykata ka vendosur “arrest me burg”, mbrojtja kerkon lirine
3. Bahri Allushi
4. Ardian Fullani: Gjykata ka vendosur “arrest me burg”, avokati Maks Haxhia kerkon lirine
5. Fatbardha Gurthi
6. Gentjan Jahja

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button