Home / Parlamentare / Kuvendi i kërkon KQZ-së zëvendësimin e mandatit të Metës, Manjani e refuzon, ja kujt i kalon

Kuvendi i kërkon KQZ-së zëvendësimin e mandatit të Metës, Manjani e refuzon, ja kujt i kalon

Kuvendi i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të zëvendësojë mandatin e Ilir Metës pasi ky i fundit mori detyrën e presidentit të Republikës.

Meta dorëzoi mandatin e deputetit përpara betimit si president dhe sipas procedurës, mandati i takon Ylli Manjanit, i cili ndodhet i katërti në listën e Tiranës.

Por ish ministri i Drejtësisë i shkarkuar nga Edi Rama, Ylli Manjani ka refuzuar mandatin për një muaj, pasi në shtator konstituohet parlamenti i ri. Ai ka thënë se është një formalitet i tepruar.

“Formalitet i tepruar. Siç e kam thënë politika bëhet edhe pa qenë deputet. Nuk mendoj të bëj politikë në një parlament të vdekur”- ka thënë ish- ministri i LSI.

Me refuzimin e Ylli Manjanit, mandati i kalon Ardit Celës, i cili ndodhet i pesti në listën e LSI-së në Tiranë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: