Home / Rajoni / Maqedonia / Përmirësohet gjendja e të infektuarve të Simnicës së Gostivarit

Përmirësohet gjendja e të infektuarve të Simnicës së Gostivarit

Shtatë pacientët e Gostivarit të infektuar në Simnicë, ku dy persona tashmë kanë vdekur, janë në gjendje të mirë shëndetësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Goce Çakarovski, zv. ministër i Shëndetësisë, bëri të ditur se priten rezultatet e tyre nga laboratori i vendit dhe nga qendrat referente.

Ai sqaroi se në Simnicë dhe në stane kryhet deratizimi dhe dezinsektimi i të gjitha objekteve, duke shtuar se janë në pritje edhe të rezultateve të ujit dhe ato të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.

Çakarovski hoqi dilemat rreth mundësisë së shtimit të rasteve, duke thënë se nuk ka nevojë për panikë, pasi që gjithçka është nën kontrollë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.