Home / Kronika / Ballist Morina kërkon azil politik në Kroaci

Ballist Morina kërkon azil politik në Kroaci

Ismail Morina i njohur ndryshe “Ballisti” ka kërkuar azil politik në Kroaci. Lajmi është bëri i ditur nga avokati i Morinës, Darko Butigan.

Një ditë më parë pas vendimit të Gjykatës kroate për ekstradimin e Ismail “Ballist” Morinës në Serbi, në një intervistë për gazetën “Vecernje Novosti”, gjykatësi Pero Miloglav ka thënë se vendimi do të merret nga institucione më të larta.

Miloglav shpjegon se vendimin e mori bazuar në dokumentat që zotëronte. Në intervistën e tij gjykatësi tha se tani i përket Gjykatës së Lartë të Zagrebit vendimin final. Miloglav shprehet se ka shumë gjasa që Gjykata e Lartë ta hedhë poshtë vendimin për ekstradim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.