Home / Rajoni / Rama dhe Thaçi do të takohen sot me Zv/Presidentin amerikan në Samitin e Malit të Zi
U.S. Vice President Mike Pence speaks about the American Health Care Act during a visit to the Harshaw-Trane Parts and Distribution Center in Louisville, Kentucky, U.S., March 11, 2017. REUTERS/Bryan Woolston

Rama dhe Thaçi do të takohen sot me Zv/Presidentin amerikan në Samitin e Malit të Zi

Ditën e sotme Zv/presidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence do të zhvillojë një takim të përbashkët me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe me kryeministrin Edi Rama.

Takimi do të zhvillohet në kuadër të Samitit të Kartës së Adriatikut që zhvillohet në Mal të Zi.

Zv/Presidenti Pence mbërriti mbrëmjen e djeshme në Mal të Zi, ku  u prit me nderime më të larta shtetërore, nga kryeministri Dushko Markoviç.

Për nder të Zv/presidentit amerikan Kryeministri Markoviç organizoi mbrëmjen e djeshme një darkë ku janë prezent Presidenti Filip Vujanoviç dhe Kryetari i Kuvendit Ivan Brajoviç. Përveç tre Zyrtarëve të lartë shtetëror, në darkë marrin pjesë edhe ministri  i jashtëm, Sërgjan Darmanoviç dhe ai mbrojtjes, Predrag Boshkoviç.

Për qeverinë e Malit të Zi, vizita e Zv/presidentit amerikan është edhe një dëshmi e marrëdhënieve shumë të mira të Malit të Zi me Shtetet e Bashkuara dhe partneritet strategjik të dy vendeve. Ndërkohë për analistët ndërkombëtarë, me vizitën e Pens, SHBA demonstron kthimin në Ballkan, prej nga “u larguan vet”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: