Home / Nga Facebook / Radari? Avaz i vjetër…

Radari? Avaz i vjetër…

Ylli Dylgjeri

U zbulua një letër njoftojnë mediat! Uaaauu!
Letra e zbuluar tregon se Drejtori i Përgjithshëm Çako njoftonte Ministrin e Brendshëm se nuk punon Radari i kontrollit të hapësirës detare! Pasojat? Skafet e drogës venë e vinë… Pa hyrë në analizën se kush e nxorri letrën, apo kush e kërkon këtë ping – pong përgjegjësie, sepse ky avaz është aq i vjetër sa tregohet edhe një humor në vite….
Në kohën e Xhaxhit Enverit, kur mardhëniet me Kinën Popullore ishin më shumë se vëllazërore, gadishmërinë për ndezjen e Radarit të kontrollit të hapësirës detare në Pashaliman e mbanin shokët kinez. Shoku Li ishte përgjegjës për të. Dihet edhe disiplina e shokëve kinezë në punë. Por një ditë Li-u u sëmurë dhe i riu Xeng e zëvëndesonte. Mirëpo Xëng-u nuk kish mësuar akoma shqip dhe kur u dha një alarm për shkelje të hapësirës detare, te Radari, u ndodh Xëng-u në këmbë. Komandanti i bazës i tensionuar nga shkelja kërkonte kinezin Li, dhe kur sheh aty Xëng-un, i nxehur i kërkon llogari:
Ku është Li ?
Xëngu, i emocionuar, me gjysma fjalë shqipe, i përgjigjet:
Liu sëmurë. Barku dhemb. Mut s’ka! (dmth Liu ishte zënë kaps e nuk kish dalë në punë)…
Por Radari punonte. Kinezi tjetër ishte në punë.
Po sot? Sot gadishmëri s’ka. Barku nuk dhemb. M…ka. Radari nuk punon !!!
Kush mban përgjegjësi?

Leave a Reply

%d bloggers like this: