Home / Arte / Shpërthen aktori i njohur: Ikën të gjithë nga Portokalli, fajin e ka vetëm…

Shpërthen aktori i njohur: Ikën të gjithë nga Portokalli, fajin e ka vetëm…

Spektakli i humorit “Portokalli” tashmë nuk e ka trupën e fillimit me të cilën nisi programi. Vit pas viti aktorë të shumtë janë larguar nga ky format, ndërkohë që largimi më i fundit i supozuar ka qenë i aktorit Florian Binaj. Këto ndryshime ndër vite i ka evidentuar përmes një shkrimi të gjatë aktori Julian Deda, i cili edhe vetë është larguar vite më parë nga “Portokallia” . Sipas tij fajtor për largimin e kaq shumë emrave të njohur  është regjisori Altin Basha.

Statusi i plotë i aktorit Julian Deda:

Iken te gjithe.

A i mbani mend keto aktore te talentuar, qe shperthyen ne fillimet e nje epoke te re te humorit ne kete vend? Sa shume pune, sa shume mund per te ngritur ne kembe nje spektakel dhe per te marre gjithe dashamiresine e publikut, te cilin e kemi vleresuesin me te sinqerte ne kete jete. Shikojini me vemendje, disa u larguan nga pakenaqesia, disa u hoqen me arrogance.

Nuk me vjen aspak mire per kete qe do them, por tashme tabloja eshte e qarte, iken te gjithe. Po ta vini re, nga e gjithe trupa e pare e atij spektakli nuk ka mbetur me asnjeri aty, me perjashtim te mikut tim Marin Orhanasi (qe i uroj suksese ne vazhdim). Por pyetja eshte: pse? Gjithmone ka patur nje tendence nga ana e regjisorit aktual dhe njerezve rreth tij, per te bere me faj aktoret e larguar, duke i quajtur mosmirenjohes, te paafte, te deshtuar apo me lloj lloj epitetesh. Por pyetja qe shtroj une sot eshte: te gjithe ne qe ikem paskemi faj dhe ky zoteria qenka i kulluar?

Te gjithe aktoret paskan qene njerez te keqij dhe regjisori paska qene engjelli mbi toke? Ne ishim te paaftet ketu, apo ky ishte i paafte ta mbante trupen te bashkuar? Besoj se u sqaruam me ne fund. Hajt tung.

P.s. I kerkoj ndjese kolegeve ne foto, qe e kam bere kete shkrim pa lejen e secilit, por nuk rrija dot pa e thene..!

Leave a Reply

%d bloggers like this: