☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.76 ▼0.98%
ARI 4,029 ▼0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,698 ▼ -0.45% ETH $2,311 ▼ -0.32% XRP $1.2988 ▲ +0.91% SOL $100.1200 ▼ -1.07%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.76 ▼0.98 % ARI 4,029 ▼0.23 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.76 ▼0.98 % ARI 4,029 ▼0.23 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Arte

Horrori i parë në shqip, ja historia që tregon

E vështirë të thuhet nëse regjisori australian Steven Kastrissios ka një marrëdhënie me hakmarrjen, por dy filmat kryesorë të jetës së tij shikojnë nëpërmjet saj.

Pas “The Horseman”, që e shpërndau fillimisht nëpërmjet tregut amerikan, ai vjen në Shqipëri me të parin film horror shqiptar.“Bloodlands” vjen në kinema që prej së premtes, nën inerpretimin e Gëzim Rudit, Ilire Vincas, Suela Bakos e të tjerë.

“The Horseman është i gjithi një film për hakmarrjen. Bloodlands nuk eksploron hakmarrjen në vetvete, pavarësisht se e përdor atë. Është një film rreth familjes dhe traditës”, thotë vetë regjisori Steven Kastrissios.

Edhe ky film flet për dhunën. Një vajzë mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj. Izolohet në mal edhe shndërrohet në një shtrigë të vërtetë, e cila mbledh rreth vetës një grup njerëzish, të cilët njëlloj si asaj shoqëria ua ka kthyer shpinën. Edhe më herët regjisori është shprehur rreth dhunës.

“Dhuna është diçka që e marr seriozisht dhe e konsideroj, sepse nuk duhet të futësh ide të këqija në kokën e njerëzve. Ajo që bëj është që i trajtoj historitë me shumë përgjegjësi dhe rolin e dhunës në to”, vijon ai.
Ky film i ka dhënë aktores Suela Bako, në rolin e Shpresës çmimin e aktores më të mirë në “Nashville Film Festival”. Përveç kësaj dhe origjinalitetit të filmit, regjisori ka një ftesë për publikun.

“Produksioni i këtij filmi është i ndryshëm nga çdo film tjetër në Shqipëri. Postproduksionin e kemi bërë në Australi për dy vite dhe duhet t’i shohësh këta artistë të Shqipërisë në ekranin e madh të kinemasë. Me një aktrim për të cilin reagimi ka qenë se është puna me e mirë e tyre ndonjëherë”, thotë ai.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.