Home / Sporti / Çmenduri në Sarajevë, Belgjika shkon në Rusi me përmbysje

Çmenduri në Sarajevë, Belgjika shkon në Rusi me përmbysje

Goli i shënuar nga Meunier që në minutën e katërt të takimit paralajmëroi një ndeshje emocionuese, por aq sa të prodhonte shtatë rrjeta, edhe tifozi më i çmendur vështirë se e ka parashikuar.
Belgjika siguroi kualfikimin në 45 minutat e dyta në takimin e luajtur në Sarajevë ndaj Bosnjes.
Miqtë kaluan në avantazh që në minutën  e katër me Meunier, por e mbyllën pjesën e parë në disavantazhin 2-1, pasi boshnjakët përmbysën me Medunjanin dhe Viscan në minutat 30 dhe 39.
Belgët nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe në pjesën e dytë hynë në fushë me objektivin e qartë për të siguruar edhe matematikisht kualifikimin për në Rusi.
Batshuauyi barazoi shifrat në minutën e 59 dhe 10 minuta më vonë Verthongen rikthen në avantazh miqtë. Në minutën e 82 Dumiç rikthen barazpeshën në rezultat, barazpeshë që zgjati vetëm dy minuta, pasi Carrasco shënoi golin e katërt dhe të fundit për këtë takim. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.