Home / Sporti / Cana tregon nëse është penduar se u pensionua nga futbolli

Cana tregon nëse është penduar se u pensionua nga futbolli

Kanë kaluar rreth 15 muaj që kur Lorik Cana vendosi të pensionohej nga futbolli aktiv, pas problemeve që kishte me lëndime.

Legjenda e Kombëtares shqiptare dhe shumë skuadrave, Lorik Cana edhe pse e pranon se nuk e kishte menduar të pensionohej në moshën 33 vjeçar, thotë se nuk është penduar.

Ai insiston se futbolli filloi të bëhej i rrezikshëm për të dhe shëndeti është mbi të gjitha.

“A jeni penduar që e mbyllët kaq shpejt karrierën? Arsyet janë shumë të thjeshta dhe kryesorja ishte që për probleme shëndetësore m’u desh që të mbyllja karrierën më herët. Nuk e kisha menduar që të ndodhte në moshën 33-vjeçare, pasi besoja që mund të luaja edhe dy apo tre vite, të paktën fizikisht kisha akoma mundësi, pavarësisht se nisa që t’i ndiej vitet”, tha Cana gjatë një interviste për Panorama Sport.

“Kisha regjim dhe përkushtim në punë si dhe një formë fizike, e cila më lejonte të luaja deri në moshën 35-36 vjeç. E mbylla me 33 thjesht për arsyen se futbolli i niveleve të larta nisi të bëhet i rrezikshëm për shëndetin, i cili është mbi të gjitha, prandaj e mora këtë vendim”, u shpreh ai në fund.

Cana nesër në ndeshjen ndaj Italisë në Shkodër do t’i jap lamtumirën tifozëve dhe Kombëtares shqiptare.

Leave a Reply

%d bloggers like this: