Home / Sporti / Panucci: Ndeshje e jashtëzakonshme, luajtëm me kurajë

Panucci: Ndeshje e jashtëzakonshme, luajtëm me kurajë

Cristian Panucci luante ndoshta ndeshjen më të veçantë të karrierës së tij, sepse përballej me atdheun e tij, Italinë.
Trajneri vlerësoi paraqitjen e kuqezinjve dhe u shpreh se kjo është baza mbi të cilën do të ngrihet e ardhmja e kombëtares.
“Luajtëm me shumë kurajo dhe zhvilluam një ndeshje të jashtëzakonshme. Krijuam 3-4 situata goli, ndoshta edhe duke rrezikuar pak, por jemi munduar të përballemi si të barabartë me Italinë”, tha Panucci.
Trajneri shprehi keqardhje për humbjen, që erdhi si pasojë e një gabimi, por nuk kishte asnjë dyshim mbi paraqitjen e skuadrës.
“Ne u ndëshkuam nga një gabim dhe në të tilla nivele, gabimet peshojnë shumë. Buffon bëri 3-4 pritje të mira dhe kjo i dha tre pikët Italisë”, deklaroi Panucci.

Leave a Reply

%d bloggers like this: