Home / Kronika / Lezhë, sekuestrohen 335 kg marijuanë; 3 në pranga

Lezhë, sekuestrohen 335 kg marijuanë; 3 në pranga

Policia e Lezhës ka sekuestruar një sasi prej 335 kg marijuanë në proces tharjeje dhe ka vënë në pranga tre persona në sajë të operacionit të koduar “Kolsh”.
Si posedues të lëndës narkotike janë arrestuar Bledar Bunaj, 29 vjeç dhe Agron Lushi, 32 vjeç, nga fshati Lam i Ri.
Gjithashtu, si i dyshuar u shpall në kërkim edhe shtetasi A.P. 38 vjeç.
Në lidhje me këtë rast , u arrestua në flagrancë edhe Bardhok Perdoda , 45 vjeç, me detyrë Specialist pyjor i fshatit dhe Kryetar i fshatit Lalm në Lezhë për veprat penale ” Shpërdorim detyre” dhe “Moskallzim krimi”.
Këta shtetas u proçeduan pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat policore në fshatin Lalm u gjetën dhe u sekuestruan 335 kg lëndë narkotike Mariuanë në proçes tharje si dhe u asgjësuan 468 bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Gjithashtu , gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Bledar Bunaj, u sekuestruan 80 fara të bimës cannabis sativa.

Leave a Reply

%d bloggers like this: