Home / Kronika / Shkodër, tritol inspektores së Arsimit

Shkodër, tritol inspektores së Arsimit

Një automjet ka shpërthyer në Shkodër, në orët e para të mëngjesit. Makinës së një inspektoreje të Drejtorisë Rajonale të Arsimit iu vu lëndë plasëse, por motivet nuk dihen ende. Automjeti ishte i parkuar pranë pallatit ku banonte 60-vjeçarja, në qendër të qytetit.   Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale në pjesën e pasme të makinës, ku dhe është vendosur tritoli. Zjarrfikëset kanë shuar flakët brenda pak minutash, ndërsa policia sekuestroi pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të identifikuar autorët.

Leave a Reply

%d bloggers like this: