Home / Rajoni / Koalicioni i djathtë në Austri, analistët: I rrezikshëm për BE

Koalicioni i djathtë në Austri, analistët: I rrezikshëm për BE

Sebastian Kurz nuk ka vendosur ende, por sipas analistit të “Deutsche Welle”-s, Bernd Riegert, një koalicion i djathtë në Austri do të sjellë me vete një valë nacionalizimi dhe vështirësi për BE-në.
Ish-ministri i Jashtëm i Çekisë, Karel Schwarzenberg ka frikë se Austria do të “orbanizohet”. Krijimi i një koalicioni të djathtë, sipas tij do të sjellë me vete një valë nacionalizimi në Austri, gjë që, sikurse në Hungarinë e drejtuar prej kryeministrit Victor Orban, mund të çojë në një ristrukturim të plotë të shtetit.
Nëse Sebastian Kurz, i ri por plotësisht i vetëdijshëm për pushtetin, do të krijojë koalicion me partinë populiste të djathtë “FPÖ” të Heinz-Christian Strache, politika e migracionit, siguria e brendshme, por edhe çështje strukturore do të marrin një drejtim të ri, ndonjëherë të dyshimtë.
Kurz dhe Strache janë të të njëjtit mendim, se azilkërkuesit dhe emigrantët ilegalë mund të ndalen vetëm nëse mbyllen kufijtë. Më tepër dëbime dhe ekstradime, kampe për emigrantët në Afrikë, apo në ishuj të pabanuar… Këto janë disa nga argumentet që përdori Kurz për të bindur zgjedhësit.
Edhe pse shumica e të huajve në Austri janë nga vendet e BE-së, frika në Vjenën zyrtare është e madhe. Edhe aty, sikurse në Gjermaninë Lindore, populistët e djathtë fituan më tepër vota në zonat ku ka më pak të huaj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: