Bota

Gjermani: Bisedime tripalëshe për koalicionin qeveritar

Bisedime zyrtare që mund të çojnë në koalicionin e parë qeveritar tripartiak të Gjermanisë nisin sot në Berlin.

Takimi mes kristiandemokratëve të kancelares, Angela Merkel (CDU), Demokratëve të Lirë (FDP), të gjelbërit dhe partia aleate bavareze,  Unioni Kristiansocial (CSU) do të zhvillohet sot,  në orën 16:30 (14:30 GMT).

Ky takim zhvillohet katër javë pasi kancelarja, Merkel arriti ta nxjerrë partinë e saj fituese të zgjedhjeve.

Bisedimet vijnë pas disa takimeve mes grupeve të ndryshme për t’i hapur rrugën një takimi më të madh.

Të enjten, sekretarët e përgjithshëm të partive thanë se gjatë takimit do të zhvilloheshin bisedime mbi 12 tema kryesore përfshirë çështjen e financave, Evropës dhe klimës dhe energjisë.

Aktualisht, Merkel ka deklaruar se negociatat mund të shtyhen deri në dhjetor, pjesërisht për shkak se FDP-ja dhe të gjelbërit nuk bien dakord mbi çështje të tilla si politika fiskale dhe eurozona.

Gjithashtu,  nuk do të jetë e lehtë për të arritur një marrëveshje edhe mbi çështjen e migracionit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button