🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,511 ▼0.57%
DOW 52,000 ▲0.64%
NASDAQ 26,376 ▼1.15%
NAFTA 75.65 ▲0.5%
ARI 4,342 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $64,993 ▼ -2.85% ETH $1,769 ▼ -1.89% XRP $1.1978 ▼ -3.95% SOL $72.4700 ▼ -3.82%
S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.65 ▲0.5 % ARI 4,342 ▼0.3 % S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.65 ▲0.5 % ARI 4,342 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Sporti

Vuçeliç: “Do turpërohem nëse në Serbi nuk i presim kaq mirë shqiptarët”

Milorad Vuçeliç, presidenti i Partizanit të Beogradit, ka mbetur i befasuar nga mikpritja që i është bërë në Shqipëri. Në një deklaratë para gazetareve Vuçeliç ka treguar se ndihen të sigurt dhe organizimi është në nivelin më të mirë të mundshëm. 69 vjeçari nuk ka nguruar të përgëzojë drejtuesit e Skënderbeut për organizimin.

Presidenti shpreson që njerëzit në Beograd të tregojnë se edhe ata janë mikpritës të mirë gjithashtu. Do të ishte një turp në qoftë se gjërat do të shkonin ndryshe ka deklaruar ai.

“Jemi pritur shumë ngrohtësisht, ndihemi të sigurt, vendasit janë treguar shumë dashamirës. Organizimi është në nivelin më të lartë të mundshëm dhe jam i çuditur pozitivisht. Ndonëse rruga nga aeroporti në hotel ishte me shoqërim policor, asgjë nuk dukej kërcënuese, por normale. Më duhet të përgëzoj vendasit.

Partizani do të bëjë maksimumin që ata të ndjehen në Beograd ashtu si ne në Tiranë. Por nuk është vetëm klubi, është i gjithë kombi. Jam i sigurt se të gjithë do të jemi të vëmendshëm. Shpresoj që tifozët tanë të dëgjojnë gjithçka që kam thënë, ashtu si edhe përshtypjet që kemi marrë nga njerëzit që janë këtu me ne.

Nuk e di se çfarë do të ndodhë në ndeshje, por unë pres që stadiumi të jetë po kaq normal. Unë besoj se njerëzit tanë do të kuptojnë që sporti është diçka që bashkon njerëzit. Nuk mund të largohemi nga njëri-tjetri, duhet të jetojmë së bashku në Ballkan. Unë shpresoj që njerëzit tanë në Beograd do të tregojnë se ata janë mikpritës të mirë gjithashtu. Gjërat duhet të shkojnë në rrugën e duhur. Do të turpërohesha nëse gjërat do të shkonin ndryshe”, u shpreh Milorad Vuçeliç.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.