Home / Rajoni / Turqia paralajmëron Greqinë për stërvitjet e paligjshme ushtarake në ishullin Rodos

Turqia paralajmëron Greqinë për stërvitjet e paligjshme ushtarake në ishullin Rodos

Turqia ka paralajmëruar Greqinë për shkak të stërvitjeve të paligjshme me Egjiptin (MEDUZA 5) në ishullin Rodos.

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë theksohet se sipas informatave të siguruara nga burimet ushtarake, Greqia dhe Egjipti po zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake nga 30 tetori deri më 4 nëntor në ishullin e Rodosit.

Bëhet e ditur se me Marrëveshjen e Parisit të vitit 1947 ndalohet çfarëdo lloj aktiviteti dhe edukimi ushtarak në ishullin Rodos, mbi të cilin pas Luftës së Dytë Botërore Greqia mori kontrollin nga Italia, me kusht që të jetë çmilitarizuar.

“Për këtë shkak stërvitja ushtarake e cila është në vazhdim në Rodos është shkelje e të drejtës ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e MPJ-së turke. Theksohet se është paralajmëruar edhe Ambasada e Greqisë në Ankara, ku vihet në dukje rëndësia e evitimit të aksioneve të njëanshme që mund të çojnë në rritjen e tensioneve në Detin Egje.

“Prandaj, ne theksojmë pritjet tona nga Greqia që të evitojnë aktivitetet dhe veprimet armiqësore kundër të drejtës ndërkombëtare dhe i bëjmë thirrje palës së tretë që të jenë partner në rastet e shkeljeve të tilla greke”, theksohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.

Rodos është një ishull në pjesën juglindore të Detit Egje dhe afër brigjeve turke.

Leave a Reply

Your email address will not be published.