Bota

Rrëzohet helikopteri, vdes princi saudit

Një princ saudit u vra pasi një helikopter u rrëzua në jug të Arabisë Saudite, pranë kufirit me Jemenin, njoftoi televizioni shtetëror, “Al Ikhbariya”.

“Në bord të helikopterit gjendeshin edhe përgjegjës të tjerë”, shkruan kanali në profilin e tij “Twitter” por pa dhënë detaje e mbi situatën e tyre.

“Princi Mansour bin Muqrin, zëvendësguvernator i provincës Asir, ka vdekur në përplasje”, thuhet në komunikatë.

Televizioni shtetëror nuk ka dhënë detaje mbi rrëzimin apo identitetin e përgjegjësve të tjerë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button