Home / Rajoni / Kryeministri i Turqisë Yıldırım do të vizitojë SHBA-të

Kryeministri i Turqisë Yıldırım do të vizitojë SHBA-të

 Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım në datat 7-10 nëntor do të zhvillojë vizitë në SHBA, ku do të takohet me zv/presidentin e SHBA-ve Mike Pence.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Zyrës së Kryeministrisë, Yıldırım gjatë datave 7-10 nëntor do të realizojë disa takime në Washington dhe New York. Vizita në fjalë do të jetë vizita e parë e realizuar nga Turqia për në SHBA në nivel të kryeministrit pas formimit të qeverisë së re në SHBA.

Gjatë vizitës kryeministri Yıldırım do të shoqërohet nga zv/kryeministri Mehmet Şimşek, ministri i Punëve të Jashtme Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak.

Përveç takimit me zv/presidentin e SHBA-ve Mike Pence, Yıldırım në kuadër të vizitës së tij Washington dhe New York pritet të takohet edhe me dijetarët, komunitetet turke dhe ato mike, përfaqësuesit e komuniteteve muslimane dhe ato hebreje, anëtarët e mediave, investitorët dhe biznesmenët.

Në takimin me Pence, pritet që përveç politikës dypalëshe, marrëdhënieve ekonomike dhe ushtarake dhe temave rajonale si Siria dhe Iraku, të diskutohen edhe çështjet që janë në rend dite si lufta kundër terrorizmit duke filluar nga FETO, DEASH, PYD/YPG, çështja e refugjatëve dhe çështjen për zgjidhjen e problemit të vizave.

Me këto takime synohet që të kontribuohet për vazhdimin e përpjekjeve të përbashkëta për zhvillimin e bashkëpunimit dhe eliminimit të dallimeve të ideve në disa çështje me SHBA-të.

Vizita e kryeministrit Yıldırım do të ofrojë mundësi të rëndësishme për të përcjellë mesazhet e politikës së jashtme të Turqisë dhe potencimin e potencialit tregtar, ekonomik dhe të rolit të saj në rajon dhe botë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: