Home / Rajoni / Maqedonia / Zaev: Opsionet për plotësimin e vendeve në qeveri janë të hapura
The leader of the opposition Social Democratic Union of Macedonia (SDSM) Zoran Zaev talks to media after casting his vote during elections in Strumica, Macedonia, December 11, 2016. REUTERS/Stoyan Nenov

Zaev: Opsionet për plotësimin e vendeve në qeveri janë të hapura

Takimet për plotësimin e vendeve të zbrazta të ministrave do të intensifikohen gjatë ditëve të ardhshme.

Këtë e konfirmoi kryeministri Zoran Zaev i cili edhe një herë përsëriti qëndrimin se të gjithë opsionet mbeten të hapura, përfshirë këtu edhe riformatimin më të gjerë të kabinetit të tij. Një ditë më parë, Zaev deklaroi se Ministria e Shëndetësisë jo domosdoshmërisht do t’i takojë Aleancës për Shqiptarët por që kjo parti do të vazhdojë të mbetet në Qeveri. Ndërkohë nga partia e Ziadin Selës nga ana tjetër, për Alsat deklaruan se nuk duan që me partnerët e koalicionit të komunikojmë nëpërmjet mediave por të ulen dhe të diskutojnë për këtë çështje.

“Unë e thash qëndrimin tonë. Me siguri ata kanë pikëpamjet e tyre. Ne mendojmë për të gjithë opsionet e mundshme se si të plotësohen vendet e zbrazëta. Besoj se në fund këtë do ta vërtetojmë në interes të përbashkët tonin dhe të tyrin. Po, vijojnë takime këto ditë” – tha kryeministri Zoran Zaev.

Leave a Reply

%d bloggers like this: