Home / Ekonomia / Shqipëria në Rrugën e Mëndafshit, investimet kineze 760 milionë dollarë

Shqipëria në Rrugën e Mëndafshit, investimet kineze 760 milionë dollarë

Deri në fund të vitit 2016, investimet e ndërmarrjeve kineze në Shqipëri arritën në 760 milionë dollarë.

Kina u bë një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Shqipërisë si dhe vendi kryesor i investimeve të huaja direkte.

Në Shqipëri, kompani si “China Everbright”, “Geo-Jade Petroleum” apo “Huawei”, po i ofrojnë vendit teknologji dhe menaxhim të përparuar.

Bashkëpunimi ekonomik me përfitime të ndërsjella mes dy vendeve, ka nxitur zhvillimin ekonomik dhe shoqëror mes dy vendeve.

Në nismën e Kinës ‘Një brez, një rrugë’,  shumë ndërmarrje kineze po investojnë jashtë vendit dhe po marrin pjesë aktivisht në ndërtimin e ekonomive të vendeve përgjatë ‘Rrugës së Mëndafshit’.

Gjithashtu në Europën Qendrore dhe Lindore, mekanizmi ’16 +1′ ka përshpejtuar bashkëpunimin ekonomik dhe shoqëror të rajonit me Kinën.

CRI Shqip sjell një dokumentar me intervista të përfaqësuesve të kompanive kineze, të punonjësve të tyre dhe institucioneve qeveritare për t’i treguar publikut shqiptar bashkëpunimin ekonomik midis Kinës dhe Shqipërisë.

Kjo është hera e parë që një media e huaj sjell një raportim gjithëpërfshirës për investimet kineze në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.