Home / Rajoni / Maqedonia / Valë arrestimesh në Maqedoni për dhunën në Kuvend më 27 prill

Valë arrestimesh në Maqedoni për dhunën në Kuvend më 27 prill

Një valë arrestimesh është duke u kryer mëngjesin e sotëm në Maqedoni, lidhur me dhunën në Kuvend më 27 prill të këtij viti.

Ndër 36 personat të cilët i ndjek Prokuroria, të dyshuar për “Rrezikim terrorist të rendit kushtetues”, janë ish-ministri i Punëve të Bredshme Mitko Çavkov, deputeti Kërsto Mukoski, deputetja Zhaklina Stefanovska, deputeti Luben Arnaudov nga Ohri, aktori Vllado Jovanovski, Goran Angellov – Qoseto nga Velesi, ish-drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor Sashe Stefanovski dhe të tjerë.

“Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve për vërtetimin e fakteve lidhur me ngjarjet që ndodhën më 27 prill 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë e përfundoi procedurën parahetimore.

Pas shqyrtimit dhe analizës së materialit të grumbulluar provues, “Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër 36 personave për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale Rrezikim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë nga neni 313 i Kodit penal”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë, transmeton Expressi.

Më 27 prill të këtij viti, pas zgjedhjes së Talat Xhaferit si shqiptari i parë spiker i Parlamentit maqedonas, një grup i madh njerëzish, e ndihmuar nga një pjesë e policisë, si dhe nga deputetë të VMRO-DPMNE-së hynë në Kuvend dhe sulmuan deputetët e shumicës së re parlamentare, duke e rrahur keq Ziadin Selën, por edhe disa deputetë maqedonas, ndër të cilët kryeministrin aktual Zoran Zaev. Për rrahjen e Selës në paraburgim tashmë gjenden disa persona me akuzën për “tentim vrasjeje”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.