Home / Rajoni / Maqedonia / Maqedoni, arrestohet ish ministri i Brendshëm, Mitko Çavkov

Maqedoni, arrestohet ish ministri i Brendshëm, Mitko Çavkov

Me urdhër të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë, mëngjesin e sotëm është arrestuar ish ministri i Brendshëm dhe ish drejtor i Byrosë për Siguri Publike të Maqedonisë, Mitko Çavkov, si dhe disa persona të tjerë në mesin e të cilëve ka edhe deputetë.

Siç bëhet e ditur, aktualisht Çavkov ndodhet në Gjykatën Penale në Shkup ku është duke u deklaruar para gjykatësit të procedurës paraprake, ndërsa përveç atij, në gjykatë ndodhen edhe disa persona tjerë.

Ata janë arrestuar lidhur me zhvillimet e dhunshme në Parlamentin e Maqedonisë më 27 prill të këtij viti.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Prokuroria Themelore Publike thonë se gjatë ditës do të informojnë më gjërësisht për zhvillimet.

Rikujtojmë se natën e 27 prillit të këtij viti, gjatë një situate kaotike të krijuar, qindra demonstrues të organizuar nga nisma qytetare “Për Maqedoni të Përbashkët” u futën me dhunë në godinën e Parlamentit, ku si pasojë nga dhuna e ushtruar pësuan rreth 100 persona, deputetë, policë dhe punonjës mediatik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.