Home / Arte / Cocciante me “Margarita” nis Fest ’56

Cocciante me “Margarita” nis Fest ’56

Me hitin mjaftë të njohur për shqiptarë “Margarita” dhe mes duartroktijeve të të ftuarve në sallë Riccardo Cocciante ka shënuar fillimin e Fest ’56.

Më pas në një intervistë me Karstën Cocciante ka rrëfyer momente të jetës së tij, i lindur në Vietnam, ku deri në moshën 11 vjeç ka folur vetëm frengjisht, sepse nëna e tij ishte franceze dhe pas kthimit në itali ka filluar të mësojë italisht, sepse babai i tij është italian, ai ka lundruar midis italisë dhe francës. Po si ndihet më shumë Coccinante, italian apo francez, ai u shpreh “jam më shumë francez nga çdo italian dhe jam më shumë italian se çdo frances”.

Cocciante e ka mbyllur paraqitjen e tij me një duet me këngëtaren shqiptare Elhaida Dani, e cila fitoi në vitin 2013 ‘The voice of Italy” me mentor këngëtarin e famshëm Riccardo Cocciante dhe aktualisht këngëtarja shqiptare bën pjesë e Notre Dame de Paris në versionin frances në Francë, të krijuar nga Cocciante.

Leave a Reply

%d bloggers like this: