Home / Politika / Kotzias: Ligji i luftës me Shqipërinë, gabim historik që duhet korrigjuar

Kotzias: Ligji i luftës me Shqipërinë, gabim historik që duhet korrigjuar

Në një intervistë për median greke Real News, ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias deklaroi se Athina ishte e gatshme ta shfuqizonte ligjin e luftës me Shqipërinë.

“Problemi më i madh me shqiptarët është se gjendja e luftës nuk është shfuqizuar zyrtarisht. Me siguri Greqia do të veprojë për këtë dhe nuk do të ketë më pengesa formale ose dyshime formale se dy vendet janë në një gjendje lufte”, deklaroi ministri grek.

“Ka gabime historike dhe ne duhet t’i japim një fund”, theksoi Kotzias në këtë intervistë.

Ai ka paralajmëruar kritikët brenda Greqisë se “nuk duhet të ketë dyshime mbi përmirësimin e marrëdhënieve Greqi-Shqipëri” .

Kotzias ka përshëndetur gjithashtu vendimin e fundit të Tiranës për varrezat e ushtarëve grekë dhe dhënien e shtetësisë për kryepeshkopin, Anastas Janullatos.

Leave a Reply

%d bloggers like this: