Home / Politika / Lirimi nga detyra i Çakos, Basha: “Kokë turku”. Kupola e krimit drejtohet nga Rama

Lirimi nga detyra i Çakos, Basha: “Kokë turku”. Kupola e krimit drejtohet nga Rama

Lirimi nga detyra i Haki Çakos është komentuar edhe nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ishte në një deklaratë për gazetarët kur mësoi lajmin.
Basha e cilësoi si të vonuar largimin e Haki Çakos, por tha se ai është një “kokë turku”, pasi kupola e krimit drejtohet nga Rama.

“Është një hap i vonuar, është një tjetër tregues i krizës së thellë në të cilin e ka zhytur krimi institucionin e policisë. Është një kokë turku, pasi kupola e krimit drejtohet nga Rama dhe nga Fatmir Xhafa”, tha Basha.

Deklarimin Basha e beri pas takimit me aleatet lidhur me programin e protestave kunder qeverise.

Leave a Reply

%d bloggers like this: