🌤️
Tiranë 30°C · Kryesisht kthjellët 22 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 87.06 ▲0.26%
ARI 4,681 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $77,386 ▲ +0.12% ETH $2,426 ▲ +1.07% XRP $1.4774 ▲ +5.72% SOL $94.4000 ▲ +3.16%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
22 Aug 2026
Breaking
Bota

Macron në Kinë: Aleancë Francë-Evropë-Kinë për të ardhmen e botës

Presidenti francez, Emmanuel Macron u shpreh sot në Xian për një aleancë të gjerë mes Francës, Evropës dhe Kinës, kryesisht mbi klimën dhe projektin e Pekinit për “Rrugët e reja të Mëndafshit”, duke u angazhuar se do të vijë në Kinë të paktën një herë në vit. Rruga e lashtë e Mëndafshit nis pikërisht nga ky qytet në veriperëndim të Kinës. Macron vizitoi Ushtrinë e famshme prej Terrakote së bashku me bashkëshorten e tij Brigitte.

“Fatet tona janë të lidhura”, theksoi ai gjatë një fjalimi prej një ore e çerek në Xian, qendra e civilizimit kinez dhe etapa e parë e vizitës së tij në Kinë, ku mbërriti në fillim të ditës.

“E ardhmja ka nevojë për Francën, Evropën dhe Kinën. Ne jemi memorja e botës. Na përket neve që të jemi e ardhmja”, vazhdoi presidenti francez.

Pas vizitës në Xian, Macron do të udhëtojë për në Pekin së bashku me delegacionin që e shoqëron prej 60 anëtarësh nga fusha e biznesit dhe institucione të ndryshme.

Pritet që Macron t’i propozojë Xi Jinping të rifillojnë betejn klimatike duke përgatitur një rritje të angazhimeve kundër ngrohjes globale, gjatë samitit të COP 24 në Poloni në fund të vitit 2018.

Ai shprehu gjithashtu dëshirën për të përparuar në projektin e “Rrugëve të Reja të Mëndafshit”, të filluara në vitin 2013 nga Xi Jinping për të forcuar lidhjet tregtare kineze në të gjithë kontinentin euroaziatik.

“Rrugët e Mëndafshit nuk kanë qenë kurrë krejtësisht kineze. Nga deti fillimisht ishin portugeze dhe nga toka kalonin nga Azia Qendrore. Nuk kërkoj t’i transformoj në rrugë evropiane, por këto rrugë janë të ndara dhe nuk mund të jenë të njëanshme”, deklaroi Emmanuel Macron.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.