Home / Rajoni / Fyen Erdoganin, 11 muaj burg

Fyen Erdoganin, 11 muaj burg

fyen-erdoganin-11-muaj-burg_hdShkrimtari dhe gazetari turk, Erol Ozkoray, u dënua me 11 muaj burg pasi që përmes një shkrimi ka fyer presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ozkorayin e dënoi një gjykatë në Stamboll, për shkak se, si bashkautor i një shkrimi, ka ofenduar rëndë Erdoganin, i cili në gusht u zgjodh president i Turqisë, pas 11 vjet qëndrimi në krye të qeverisë turke, transmeton Telegrafi.

Erol Ozkoray në vitin 2013, në një shkrim të cilin e ka shkruar së bashku me bashkëshorten, sociologen Galip Ozkoray, tha se qeveria është duke kryer “autoritarizëm islamik”, argumentet e së cilës gjenden në artikujt e botuar gjatë tre javëve të protestave anti-qeveritare.

Këto protesta, policia i shtypi brutalisht, ndërsa gjatë trazirave janë vrarë tetë persona dhe u plagosën me mijëra, kurse shumë demonstrues u arrestuan.

Leave a Reply

%d bloggers like this: