Home / Rajoni / Presidenti bullgar është kundër ratifikimit të Konventës së Stambollit

Presidenti bullgar është kundër ratifikimit të Konventës së Stambollit

Në Bruksel, ku ndodhet për hapjen zyrtare të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së, presidenti Rumen Radev tha para gazetarëve se është kategorikisht kundër ratifikimit të Konventës së Stambollit.

Sipas kreut të shtetit konventa nuk mund të parandalojë dhunën. Këtij problemi shoqëria mund t’i kundërvihet me ligje kombëtare, me veprime adekuate të policisë dhe gjyqit, dhe më në veçanti me edukim të mirë.

Presidenti shprehu shpresë se mbi këtë çështje nuk do të organizohet referendum, i cili të gëlltitë kohë, energji dhe mjete shoqërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.