Home / Kronika / 80 mln euro dëm në rrugën Elbasan-Tiranë; arrestohet dy ish-zyrtarë të ARRSH

80 mln euro dëm në rrugën Elbasan-Tiranë; arrestohet dy ish-zyrtarë të ARRSH

Mbrëmjen e kësaj të diele, policia ka arrestuar edhe dy shtetasit Albens Alite dhe Aksel Qurduka, ish-drejtorë menaxhimi projekti pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Pas dhënies së masës së dytë të sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtorin e ARRSH-së, Dashamir Xhika, Alite dhe Qurduka ishin në kërkim nga policia, që bëri të mundur ndalimin e tyre në orët e mbrëmjes së të dielës.

Në këtë çështje të dytë, të filluar nga Krimet e Rënda ndaj Dashamir Xhikës, Albens Alites dhe Aksel Qurdukës, prokurorët dyshojnë për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre” për rrugën Elbasan-Tiranë, për një dëm ndaj shtetit që Krimet e Rënda e llogarisin në rreth 80 milionë euro.

One comment

  1. E DREJTA VONON PO ZOTI NUK HARRON
    KETA JA USHAJZAT E KTIJE KOMBI HAJDUTE DHE KRIMINEL ,NE NJE PARTI ME KRIMINEL DHE HJDUTE …BURGU ESHTE PAKE PER TA PO DUHET NJE EGZEKUTIM NE MES TE POPULLIT,HE MONA HIDHU TANI

Leave a Reply

%d bloggers like this: