Kronika

Lavdrim Muhaxheri, i 4-ti në listën e terroristëve më të kërkuar në botë

muhaxher-320x180Në luftën kundër terrorizmit në botë, sidomos pas zhvillimeve të muajve të fundit, Departamenti Amerikan i Shtetit, mbi bazën e një “Urdhri Ekzekutiv”, ka publikuar një listë me 10 persona dhe dy grupime, që përcaktohen si terroristë.

Mes emrave më të kërkuar në botë, është edhe ai i Lavdrim Muhaxherit, shqiptarit nga Kosova, i cili renditet i katërti në listën e Departamentit të Shtetit.

Në deklaratën e DASH-it, Muhaxheri cilësohet si luftëtar i ISIL-it, i cili vepron në Siri dhe në Irak. Muhaxheri u bë i njohur në botë në korrik të këtij viti, pasi postoi në “Facebook” fotografi të tij, duke i prerë kokën një djali të ri.

Njoftimi i Departamentit Amerikan të shtetit shpall edhe urdhrin për vendosjen e sanksioneve dhe gjoba ndaj terroristëve dhe personave që u ofrojnë atyre mbështetje, si dhe veprimeve terroriste të tyre.

Dy grupimet terroriste

1.Jaish al-Muhajireen wal-Ansar (JAMWA) është një prej organizatave të cilësuara terroriste. E krijuar në shkurt të vitit 2013, është një organizatë terroriste e udhëhequr nga çeçenët, me bazë në Siri, e cila përbëhet kryesisht nga luftëtarë të huaj. Dhe ka kryer sulme vdekjeprurëse kundër komuniteteve civile, si dhe ka rrëmbyer civilë dhe të huaj të tjerë në Siri.

2.Harakat Sham al-Islam (HSI) është organizata e dytë që shpallet terroriste e formuar në gusht të vitit 2013 dhe e udhëhequr nga shtetas marokenë. Ajo operon në Siri dhe përbëhet kryesisht nga luftëtarë të huaj. Grupi HSI ka kryer sulme terroriste dhe është përfshirë në rrëmbime të civilëve, krahas me organizata të tjera ekstremiste, të dhunshme në Siri, si Fronti Al-Nusrah

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button